Nga 3.49 €, Viva Fresh Store e kthen çmimin e vajit në 1.95 €!

10.03.2022

Në një postim në Facebook, kompania njofton se çmimi prej 1.95 euro për litër do të jetë në gjithë Kosovën. Ndryshe, edhe kryeministri Kurti ka kritikuar sot shtrenjtimin e vajit duke e vlerësuar si më të lartin në botë dhe të paarsyeshëm. Madje, ministrja Albuelna Haxhiu ka kërkuar Prokurorisë hetim për këtë çështje. “Njoftim i…

Nga 3.49 €, Viva Fresh Store e kthen çmimin e vajit në 1.95 €!

Në një postim në Facebook, kompania njofton se çmimi prej 1.95 euro për litër do të jetë në gjithë Kosovën.

Ndryshe, edhe kryeministri Kurti ka kritikuar sot shtrenjtimin e vajit duke e vlerësuar si më të lartin në botë dhe të paarsyeshëm.

Madje, ministrja Albuelna Haxhiu ka kërkuar Prokurorisë hetim për këtë çështje.

“Njoftim i rëndësishëm!

Viva Fresh Store ka vendosur që ta subvencionojë çmimin e vajit në të gjitha pikat e saja në krejt Kosovën! Nga SOT, çmimi i vajit do të jetë 1.95 cent!

Po ashtu, edhe çmimi i bukës vazhdon të subvencionohet dhe mund ta gjeni për vetëm 30 cent!

JU faleminderit!” thuhet në njoftimin e kompanisë.

https://www.facebook.com/vivafresh.rks/posts/10161942934562995

Etiketat

Ofertat e fundit