Për 24 orë, 31 aksidente e 222 tiketa trafiku
Policia e Kosovës para dy dite ka bërë apel tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion, që të kenë kujdes gjatë qarkullimit për shkak të festës së Fitër Bajramit për arsye se në këtë festë ka shumë qytetarë që shkojnë tek të afërmit e tyre dhe ka mundësi që të shkaktojnë aksidente, por si duket nuk…
Policia e Kosovës para dy dite ka bërë apel tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion, që të kenë kujdes gjatë qarkullimit për shkak të festës së Fitër Bajramit për arsye se në këtë festë ka shumë qytetarë që shkojnë tek të afërmit e tyre dhe ka mundësi që të shkaktojnë aksidente, por si duket nuk ka pasur efekt ky apel i Policisë tek pjesëmarrësit në komunikacion.
Gjatë ditës së djeshme deri sa ishte duke u festuar edhe festa e Fitër Bajramit në Kosovë kanë ndodhur 31 aksidente, ku 18 aksidente prej tyre ishin me të lënduar ndërsa 13 prej tyre ishin me dëme materiale.
Policia e Kosovës gjatë raportit 24 orësh njoftoi se gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar edhe 222 tiketa trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.
Policia kishte arrestuar edhe 4 persona për vepra penale, ku 2 u dërguan në mbajtje ndërsa asnjë person nuk është në vuajtje të dënimit.
Etiketat
Aktakuzë ndaj dy personave për fajde, njëri dyshohet se përfitoi mbi 400 mijë euro nga kamatat
Aktuale para 19 dite
22 të arrestuar në aksionin kundër bixhozit të paligjshëm në Prizren, Suharekë dhe Dragash
Aktuale para 20 dite
Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë për fajde dhe manipulim me prova, dëmi arrin në 140 mijë euro
Aktuale para 20 dite
Prokuroria Speciale pushon hetimet ndaj Faton Pecit dhe Fitore Pacollit,Peci paralajmëron padi ndaj zyrtarëve të LDK-së
Aktuale para 29 dite
Kërkohet paraburgim për dy të arrestuarit në rastin e mbi gjysmë ton marihuane në Maqitevë të Suharekës
Aktuale para 29 dite
Vrasja e Arlinda Zekajt, Prokuroria tregon çfarë ndodhi pak orë para tragjedisë
Aktuale para 30 dite
Prokuroria Speciale ndalon një person për 48 orë lidhur me “Rastin e njëmilionëshit”
Aktuale para 33 dite