Përurohet autostrada “Arbën Xhaferi”
Ndërtimi i autostradës “Arbën Xhaferi” ka përfunduar dje, ndërsa sot nga ora 12:00 u përurua hapja e saj nga Presidenti Hashim Thaçi dhe Kryeministri Ramush Haradinaj dhe Kryeparlamentari Kadri Veseli. Në ceremoninë e inaugurimit po marrin pjesë liderët e vendit, mysafirë të tjerë nga vendi dhe rajoni. Ndryshe autostrada “Arbën Xhaferi” ka edhe urën që është më […]
Foto: Ilustrim
Ndërtimi i autostradës “Arbën Xhaferi” ka përfunduar dje, ndërsa sot nga ora 12:00 u përurua hapja e saj nga Presidenti Hashim Thaçi dhe Kryeministri Ramush Haradinaj dhe Kryeparlamentari Kadri Veseli.
Në ceremoninë e inaugurimit po marrin pjesë liderët e vendit, mysafirë të tjerë nga vendi dhe rajoni.
Ndryshe autostrada “Arbën Xhaferi” ka edhe urën që është më e larta dhe e gjata në Ballkan dhe që jep mundësi qytetarëve që të shohin edhe bukuritë që i ka Gryka e Kaçanikut dhe lumi Lepenc deri në Han të Elezit.
Nga Gryka e Kaçanikut e deri në Han të Elezit, autostrada është ndërtuar nga urat gjigante që i kanë dhënë pamje të veçantë, raporton RTKlive.
Ndryshe Autostrada “Arbën Xhaferi”, i ka kushtuar buxhetit të Kosovës, mbi 650 milionë euro.
Ura më e gjatë në Kaçanik do të jetë rreth 7 kilometra dhe konsiderohet se është ura më e gjatë në rajonin ballkanik.