Hadërgjonaj: Kërkoj falje, nuk arritëm ta gëzonim popullin
09.10.2021
“Pas ndeshjes është më e lehtë për të analizuar, përse nuk e bëmë këtë apo përse nuk e bëmë atë. Por, ne të gjithë, si ekip e dimë që kemi mundur më shumë. Në pjesën e dytë patëm raste në 15-20 minutat e para, rrezikuam, e gjetëm edhe golin, por ishte pozitë jashtë lojë. Ishte […]
“Pas ndeshjes është më e lehtë për të analizuar, përse nuk e bëmë këtë apo përse nuk e bëmë atë.
Por, ne të gjithë, si ekip e dimë që kemi mundur më shumë.
Në pjesën e dytë patëm raste në 15-20 minutat e para, rrezikuam, e gjetëm edhe golin, por ishte pozitë jashtë lojë.
Ishte speciale mbështetja e tifozëve në stadium. I falënderoj të gjithë ata që ishin në stadium dhe nga shtëpia.
Kërkoj falje që nuk arritëm ta gëzonim popullin tonë”, përfundoi mbrojtësi deçanas.