COVID-19 në Suharekë, 378 raste aktive e 104 viktima
Numri i infektimeve nga COVID-19 në Kosovë ka filluar të bie dukshëm. Ndërkohë edhe numri i rasteve aktive tashmë ka filluar të ketë rënie. Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 279 raste pozitive me COVID-19, ndërsa janë […]
Foto: Ilustrim
Numri i infektimeve nga COVID-19 në Kosovë ka filluar të bie dukshëm. Ndërkohë edhe numri i rasteve aktive tashmë ka filluar të ketë rënie.
Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 279 raste pozitive me COVID-19, ndërsa janë regjistruar 19 viktima nga ky virus.
Brenda 24 ore janë regjistruar 13 raste pozitive me COVID-19 në Komunën e Suharekës.
Vendbanimet e rasteve pozitive me COVID-19 janë: Prishtinë 44, Podujevë 22, Prizren 18, Gllogoc 17, Fushë Kosovë 16, Vushtrri 16, Malishevë 15, Pejë 15, Gjilan 13, Suharekë 13, Klinë 12, Gjakovë 12, Ferizaj 9, Mitrovicë 9, Deçan 6, Lipjan 6, Istog 5, Viti 5, Obiliq 5, Shtime 3, Dragash 3, Skenderaj 3, Kaçanik 2, Rahovec 2, Mamushë 1, Junik 1, Graçanicë 1, Kamenicë 1, Hani i Elezit 1, Shtërpcë 1, Mitrovica e Veriut 1, Novobërdë 1.
Po ashtu, janë shëruar 1,269 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 143,333.
Të shëruarit nga COVID-19 janë nga këto komuna: Prishtinë 287, Podujevë 191, Prizren 97, Ferizaj 89, Gllogoc 64, Mitrovicë 64, Gjilan 60, Lipjan 56, Pejë 55, Klinë 46, Malishevë 45, Skenderaj 35, Vushtrri 31, Suharekë 27, Obiliq 19, Shtime 17, Istog 15, Viti 13, Hani i Elezit 13, Kamenicë 11, Dragash 11, Deçan 10, Kaçanik 9, Mamushë 3, Graçanicë 1.
Kurse numri i rasteve aktive është 12.464, prej tyre 378 raste aktive në Komunën e Suharekës.
Numri total i rasteve pozitive është 158,675 raste nga 1,144,794 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,878 raste të vdekjes, prej tyre 104 në Komunën e Suharekës.