Rashica shpallet lojtari më i mirë i muajit gusht te Norwich FC
Futbollisti kosovar, Milot Rashica është shpallur lojtari më i mirë i muajit gusht te Norwich City. Rashica ka zhvilluar 3 ndeshje gjatë muajit gusht, ku edhe ka pasur paraqitje të jashtëzakonshme në këto ndeshje, veçanërisht në takimin ndaj Liverpoolit. Sipas statistikave të paraqitura nga Norwich City në faqen zyrtare në rrjetin social Facebook, bëhet e […]
Futbollisti kosovar, Milot Rashica është shpallur lojtari më i mirë i muajit gusht te Norwich City.
Rashica ka zhvilluar 3 ndeshje gjatë muajit gusht, ku edhe ka pasur paraqitje të jashtëzakonshme në këto ndeshje, veçanërisht në takimin ndaj Liverpoolit.
Sipas statistikave të paraqitura nga Norwich City në faqen zyrtare në rrjetin social Facebook, bëhet e ditur se anësori kosovar fitoi 34 duele, pati 40 prekje të topit, e rikuperoi topin 14 herë si dhe kompletoi 47 pasime me një përqindje prej 84 për qind (%) të saktësisë.
“Një fillim premtues si lojtar i Norwich City nga Miloti!”, ka shkruar klubi anglez.