PSG refuzoi ofertën e Barcelonës prej 80 milionë eurosh për Neymar

09.09.2021

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta pranoi interesimin e klubit për yllin brazilian, Neymarin. Paris Saint-Germain hodhi poshtë një ofertë me vlerë 80 milionë euro (69 milionë funte/95 milionë dollarë) nga Barcelona për ta kthyer Neymarin këtë verë, pohon Le10Sport. Presidenti i Barçës Joan Laporta zbuloi interesimin e klubit për një lëvizje verore në fillim të […]

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta pranoi interesimin e klubit për yllin brazilian, Neymarin.

Paris Saint-Germain hodhi poshtë një ofertë me vlerë 80 milionë euro (69 milionë funte/95 milionë dollarë) nga Barcelona për ta kthyer Neymarin këtë verë, pohon Le10Sport.

Presidenti i Barçës Joan Laporta zbuloi interesimin e klubit për një lëvizje verore në fillim të kësaj jave, por negociatat përfundimisht nuk përparuan.