PSG nuk ka para për transferimin e Pogba, Unitedi i vendos vlerë të frikshme
Paris Saint-Germain këtë afat kalimtar të verës e ka marrur seriozisht përgatitjet për edicionin e ardhshëm duke transferuar lojtarë të shumtë. Klubi parizien tashmë ka afruar për sezonin e ardhshëm deri tani katër super lojtarë, si Wijnaldum, Hakimi dhe Sergio Ramos. Nënkampionët e Francës kanë synimin e madh për të fituar Champions League dhe për […]
Paris Saint-Germain këtë afat kalimtar të verës e ka marrur seriozisht përgatitjet për edicionin e ardhshëm duke transferuar lojtarë të shumtë.
Klubi parizien tashmë ka afruar për sezonin e ardhshëm deri tani katër super lojtarë, si Wijnaldum, Hakimi dhe Sergio Ramos.
Nënkampionët e Francës kanë synimin e madh për të fituar Champions League dhe për të dominuar Europën.
Dhe për ta bërë diçka të tillë duket se nuk kanë përfunduar dhuratat për tifozët sepse drejtuesit kanë menduar edhe një tjetër goditje të madhe, Paul Pogba.
Por, si duket Manchester United do ta mbajë mesfushorin francez në verë, pasi parizienët nuk kanë para të mjaftueshme për një transferim të tillë.
Mediumi francez, La Parisien raporton se “Djajtë e Kuq” i kanë vendosur Pogbas çmim prej 85 milionë funte.
Kjo nënkupton që PSG-ja që ka nënshkruar me Georginio Ëijnaldum, Achraf Hakimi, Sergio Ramos dhe Gianluigi Donnarumma gjatë verës, nuk mund të paguajë edhe kartonin e Pogba.
Ndërkohë, disa media raportojnë që ka negociata edhe mes lojtarit dhe Unitedit për rinovimin e kontratës.