KQZ sot vendos për dizajnin dhe përmbajtjen e fletëvotimit për zgjedhjet e 6 tetorit

18.09.2019

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot do të vendos për dizajnin dhe përmbajtjen e fletëvotimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit. Zëdhënësi në KQZ, Valmir Elezi ka sqaruar se gjatë ditës KQZ-ja do të mbajë mbledhjen e radhës ku do të ketë një raport të detajuar lidhur me periudhën e aplikimit për regjistrim […]

KQZ sot vendos për dizajnin dhe përmbajtjen e fletëvotimit për zgjedhjet e 6 tetorit Foto: Ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot do të vendos për dizajnin dhe përmbajtjen e fletëvotimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit.

Zëdhënësi në KQZ, Valmir Elezi ka sqaruar se gjatë ditës KQZ-ja do të mbajë mbledhjen e radhës ku do të ketë një raport të detajuar lidhur me periudhën e aplikimit për regjistrim si votues jashtë vendit.

Elezi tha se “Do të kemi mbledhje të KQZ-së ku do të miratohet dizajni dhe përmbajtja e fletëvotimit si dhe do të kemi një raport të detajuar lidhur me periudhën e aplikimit për regjistrim si votues jashtë vendit”.

Sot gjatë ditës pritet që të fillojë edhe votimi përmes Postës për votuesit jashtë vendit, i ka konfirmuar Ekonomia Online, Valmir Elezi.

“Po besojmë se sot gjatë ditës do të mund të fillojmë me Votimin përmes Postës”.