Kadri Veseli nesër viziton Suharekën

18.09.2019

Partia Demokratike e Kosovës dega në Suharekë ka njoftuar qytetarët se kandidati për kryeminstër nga radhët e PDK-së, Kadri Veseli do të vizitojë Suharekën. PDK dega në Suharekë ka bërë të ditur se Kadri Veseli do të vizitojë Suharekën nesër (e Enjte) me datën 19.09.2019 nga ora 16:30. Tubimi do të mbahet në qendër të […]

Kadri Veseli nesër viziton Suharekën Foto: Ilustrim

Partia Demokratike e Kosovës dega në Suharekë ka njoftuar qytetarët se kandidati për kryeminstër nga radhët e PDK-së, Kadri Veseli do të vizitojë Suharekën.

PDK dega në Suharekë ka bërë të ditur se Kadri Veseli do të vizitojë Suharekën nesër (e Enjte) me datën 19.09.2019 nga ora 16:30.

Tubimi do të mbahet në qendër të fshatit Mushtisht (te amfiteatri), dega e PDK-së në Suharekë, i ftonë të gjithë që të jenë pjesë e këtij tubimi, në mënyrë që të dëshmohet mikëpritja Mushtishtase.

“Të nderuar qytetarë të Mushtishtit dhe të komunës së Therandës,ju njoftojmë se me datën 19.09.2019 (e Enjte) ora 16:30,do ta kemi për vizitë kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës dhe kryeministrin e ardhshëm të vendit z.Kadri Veselin. Tubimi do të mbahet në qendër të fshatit Mushtisht (te amfiteatri). Ju ftojmë që të jeni pjesë e këtij tubimi,në mënyrë që ta dëshmojmë mikëpritjen Mushtishtase”.