48 mijë euro i kushton KQZ-së vetëm spreji për zgjedhjet e 6 tetorit

18.09.2019

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar tanimë edhe përgatitjet teknike për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit. Me qëllim të parandalimit të votimit më shumë se një herë, Zgjedhjeve KQZ është furnizuar me UV sprej, i cili ka kushtuar mbi 48 mijë euro. Kjo është bërë e ditur në njoftimin e Komisionit Rregullativ i Prokurorimit […]

48 mijë euro i kushton KQZ-së vetëm spreji për zgjedhjet e 6 tetorit Foto: Ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar tanimë edhe përgatitjet teknike për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit.

Me qëllim të parandalimit të votimit më shumë se një herë, Zgjedhjeve KQZ është furnizuar me UV sprej, i cili ka kushtuar mbi 48 mijë euro.

Kjo është bërë e ditur në njoftimin e Komisionit Rregullativ i Prokurorimit Publik.

Edhe këtë herë, operatori “Albus” është ka fituar tenderin për këtë kontratë.

Për këtë tender KQZ-ja ka përdorur procedurën e negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë, pa konkurrencë.

UV spreji përdoret për spërkatjen e gishtit me rastin e votimit, në mënyrë që të parandalohet votimi i dyfishtë nga ana e votuesit.

Në krahasim me zgjedhjet e vitit 2017, spreji kishte kushtuar 44 mijë euro, shkruan inFokus.

Pra për të njëjtin tender, KQZ-ja ka shpenzuar rreth 4  mijë euro më shumë për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit.