Yjet e Ballkanit zgjedhin numrat e ri në fanella
FC Ballkani po vazhdon përgatitjet për edicionin e ri futbollistik, derisa në fundjavë ka zhvilluar duelin e pestë kontrollues, më shumë se çdo skuadër tjetër e Superligës. “Portokallinjtë” triumfuan përballë Ujvarës së Malishevës, ekipit të promovuar këtë edicion në Ligën e Parë me golin e vetëm të realizuar nga Albin Berisha, shkruan gazetasheshi.com. Por, ajo që […]
Foto: Ilustrim
FC Ballkani po vazhdon përgatitjet për edicionin e ri futbollistik, derisa në fundjavë ka zhvilluar duelin e pestë kontrollues, më shumë se çdo skuadër tjetër e Superligës.
“Portokallinjtë” triumfuan përballë Ujvarës së Malishevës, ekipit të promovuar këtë edicion në Ligën e Parë me golin e vetëm të realizuar nga Albin Berisha, shkruan gazetasheshi.com.
Por, ajo që ra në sy ishin numrat e rinj të fanelës që kanë zgjedhur lojtarët e Ballkanit.

Kështu ylli i kësaj skuadre Blend Baftiu do ta bartë numrin 10 në edicionin e ri, duke e braktisur numrin 14 që kishte edicionin e shkuar.
Baftiu merr numrin të cilin sezonin e shkuar e barte sulmuesi maqedonas Borche Manevski.

Edhe përforcimet e ardhura në këtë afat kalimtarë tashmë kanë zgjedhur numrat e tyre të ri.
Kështu Arbër Hoxha ka zgjedhur numrin 9 për ta bartur edicionin e ri.

Edmond Turku do ta bartë numrin 6 të cilin e kishte Dardan Jashari edicionin e kaluar.
Kushtrim Gashi ka zgjedhur numrin 8 të cilin e liroi mesfushori Ilir Gegaj pas largimit.
Ndërkohë, ‘gardiani’ Flamur Gashi merr numrin 12.