Java e Superligës hapet me derbin në Suharekë
Sot edhe zyrtarisht kemi hyrë edhe në javën e 16-të të Superligës së Kosovës, ku është bërë i ditur edhe orari i ndeshjeve. Por edhe pse Ballkani është në vendin e dytë të tablës, klubi nga Suhareka ka nevojë për përkrahje morale çdo herë, si në humbje ashtu edhe në fitore. Sot më 22.11.2019 zhvillohet […]
Foto: Ilustrim
Sot edhe zyrtarisht kemi hyrë edhe në javën e 16-të të Superligës së Kosovës, ku është bërë i ditur edhe orari i ndeshjeve.
Por edhe pse Ballkani është në vendin e dytë të tablës, klubi nga Suhareka ka nevojë për përkrahje morale çdo herë, si në humbje ashtu edhe në fitore.
Sot më 22.11.2019 zhvillohet ndeshja e xhiros së 16-të, ku FC Ballkani përballet ndaj SC Gjilanit.
Skuadra nga Suhareka në krye me Ismet Munishin ndodhet në vendin e dytë pas javës së 15-të, gjithsej kanë 31 pikë suharekasit, njejtë si i pari Gjilani dhe 4 më shumë se sa Drita e Prishtina.
Derbi i sotëm do të zhvillohet në Suharekë duke filluar prej orës 13:00 në stadiumin e qytetit.
Të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të shikojnë ndeshjen për së afërmi hyrja në stadium është 2 euro.
