Ferronikeli ‘gjunjëzohet’ në Suharekë
Kampioni në fuqi u befasua në Suharekë nga Ballkani me rezultat 3-1.Vendasit, që barazuan në ndeshjen e parë pa gola ndaj Dukagjinit, e nisën furishëm takimin duke shënuar me Blend Baftiun (5’). Kur pritej që mysafirët të reagonin, një ndërhyrje e gabuar e Prekazit ndaj Topallit për gjyqtarin Tefik Maloku ishte penallti që në gol […]
Foto: Ilustrim
Kampioni në fuqi u befasua në Suharekë nga Ballkani me rezultat 3-1.Vendasit, që barazuan në ndeshjen e parë pa gola ndaj Dukagjinit, e nisën furishëm takimin duke shënuar me Blend Baftiun (5’).
Kur pritej që mysafirët të reagonin, një ndërhyrje e gabuar e Prekazit ndaj Topallit për gjyqtarin Tefik Maloku ishte penallti që në gol e konvertoi Besnik Krasniqi (19’) për 2-0.
Në fillimin e pjesës së dytë, skuadra nga Drenasi ngushtoi diferencën me Haxhi Neziraj (49’), por talenti në formë Baftiu (53’) realizoi për rezultatin përfundimtar 3-1.
Ballkani tashmë tubon katër pikë, kurse Feronikeli mbetet me tre sosh. Skuadra e Ismet Munishit i ka dhënë leksion kampionit aktual duke e mposhtur me lojë dhe rezultat.