Bitcoini bie nën 20 mijë dollarë për herë të parë që nga viti 2020

18.06.2022

Kështu për herë të parë që nga nëntori 2020, çmimi i një Bitcoini ka rënë nën 20 mijë dollarë, më shumë se 70 për qind më pak nga niveli më i lartë i të gjitha kohërave, kur ishte 68 mijë dollarë për monedhë në nëntor të vitit 2021. Nga atëherë Bitcoini ka humbur 900 miliardë […]

Bitcoini bie nën 20 mijë dollarë për herë të parë që nga viti 2020 Foto: Ilustrim

Kështu për herë të parë që nga nëntori 2020, çmimi i një Bitcoini ka rënë nën 20 mijë dollarë, më shumë se 70 për qind më pak nga niveli më i lartë i të gjitha kohërave, kur ishte 68 mijë dollarë për monedhë në nëntor të vitit 2021.

Nga atëherë Bitcoini ka humbur 900 miliardë dollar në vlerë.

Ether po përjeton gjithashtu një të ashtuquajtur dimër kripto, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

Kriptovaluta e dytë më e madhe ra në 10% të shtunën në 975 dollarë, niveli më i ulët që nga janari 2021.

Rënia masive e Kriptovalutave është pjesë e një rënieje të madhe të tregut të shkaktuar nga inflacioni i rritur, rritja e normave të interesit, lufta në Ukrainë, bllokimet e Covid dhe kaosi i zinxhirit të furnizimit.