Zgjimi në mes të natës- Kur nuk duhet të shqetësoheni dhe kur është i rrezikshëm

20.02.2021

Nëse ju shqetësojnë zgjimet e natës, së pari sigurohuni që dhoma juaj e gjumit të jetë më e freskët, sepse për shkak të dhomës së ngrohtë mund të jeni të prirë për shqetësim dhe makthe Nuk është gjë e zakonshme të zgjoheni në mes të natës, qoftë kur është fjala për shkak të një ëndrre […]

Zgjimi në mes të natës- Kur nuk duhet të shqetësoheni dhe kur është i rrezikshëm Foto: asian man in bed suffering insomnia and sleep disorder thinking about his problem at night

Nëse ju shqetësojnë zgjimet e natës, së pari sigurohuni që dhoma juaj e gjumit të jetë më e freskët, sepse për shkak të dhomës së ngrohtë mund të jeni të prirë për shqetësim dhe makthe

Nuk është gjë e zakonshme të zgjoheni në mes të natës, qoftë kur është fjala për shkak të një ëndrre të keqe apo për atë që duhet patjetër të shkoni në banjë.

Ndonjëherë as që na kujtohet që jemi zgjuar gjatë natës.

Psikologu Joshua Tal ka shpjeguar se sa i zakonshëm është zgjimi në mes të natës.

Lajm i mirë është që është krejt normale të zgjohesh në mes të natës, madje edhe disa herë, thotë Joshua për Mind Body Green.

Zgjimi në mes të natës nuk do të thotë patjetër të humbni gjumin e thellë.

– Zakonisht zgjoheni midis fazave të gjumit, andaj vërtet asgjë nuk ndërprisni. Është më e lehtë të zgjoheni gjatë gjumit të lehtë (fazat 1 apo 2), p.sh. për shkak të zhurmës apo nevojës për të urinuar – kjo është krejt normale – thotë Joshua.

Nëse zgjoheni katër deri në pesë herë natën, kjo tashmë është e tepërt dhe do të mund të jetë shenjë e ndonjë gjendjeje shëndetësore. Krahas kësaj, nuk do të duhej të kalonin shumë më gjatë se 15 deri në 30 minuta për të fjetur gjumë sërish.

Pra, nëse zgjoheni shpesh apo nuk mund të flini, atëherë mbase keni nevojë për të kërkuar ndihmën e një eksperti, p.sh. psikologut apo mjekut.

Nëse ju shqetësojnë zgjimet gjatë natës, së pari sigurohuni që dhoma juaj e gjumit të jetë më e freskët. Nëse flini në një dhomë të ngrohtë do të jeni më të prirur për shqetësim dhe makthe, pretendon hulumtimi.

Gjithashtu, jini të kujdesshëm me konsumimin e ujit para gjumit, në mënyrë që të mos shkoni shpesh në tualet.