Uji në shishe plastike – sa kohë duhet ta pini pas hapjes

Uji në shishe plastike është një nga alternativat e pakta të ujit të pijshëm që konsumatori mund të shfrytëzojë jo vetëm në Shqipëri por edhe në shumë vende të botës.

Uji në shishe plastike – sa kohë duhet ta pini pas hapjes

Përveç aspektit të disponibilitetit, uji në shishe plastike është më i preferuar për shkak të sigurisë që besohet se ofron kundrejt ujit të rubinetit.

Por siguria e ujit të servirur në shishe plastike është e diskutueshme, sidomos kur bëhet fjala tek jetëgjatësia e tij pas hapjes.


A ka uji një datë skadence?

Jetëgjatësia e ujit në shishe plastike është pak e paqartë, veçanërisht nëse mbetet i pahapur dhe është i prodhuar sipas rregullave strikte.

Ndaj, datat e skadencës që shpesh i vërejmë nëpër shishe vendosen nga kompanitë.

Këto data mund të reflektojnë më shumë shijen dhe aromën sesa aspekte të tjera të sigurisë.

Ekspertët të cilëve u referohet AgroWeb.org, sqarojnë se uji në shishe plastike mbetet i pijshëm në rast se nuk ndikohet nga plastika e shishes apo faktorët e tjerë mjedisorë.

Nga ana tjetër, jetëgjatësia e ujit ndikohet edhe nga përgatitja e tij.

Kompanitë e prodhimit të ujit përdorin metoda të ndryshme të pastrimit dhe të magazinimit të tij.

Jetëgjatësia e ujt në shishe pas hapjes

Uji në një shishe të hapur plastike është i sigurt për 2 deri në 3 orë në temperaturë ambienti dhe 3-5 ditë nëse ruhet në frigorifer.

Uji me gaz në shishe të hapur plastike zgjat deri në 3 orë nëse ruhet në temperaturë ambienti dhe deri në 3 ditë nëse ruhet i mbyllur në frigorifer.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, nëse është i pahapur uji zgjat një vit në temperaturë tue freskët ambienti dhe mbi një vit nëse ruhet në frigorifer.

Uji me vitamina duhet pirë deri në 4 orë pas hapjes dhe deri në 4 ditë nëse ruhet në frigorifer.

Nëse është i pahapur, uji mund të zgjasë deri në 9 muaj në temperaturë ambienti dhe mbi 9 muaj në frigorifer.

A prishet uji në shishe?

Uji në vetvete nuk prishet, por me kalimin e kohës plastika shpërbëhet në ujë.

Përbërësit kryesorë të një shisheje plastike me ujë janë shishja, ajri dhe uji. Uji nuk skadon. Nëse ai ruhet në ambiente të përshtatshme mund të zgjasë për miliarda vjet.

Ajri dhe plastika ndikojnë në cilësinë e ujit dhe e bëjnë atë të rrezikshëm për shëndetin.

A duhen ripërdorur shishet plastike

Shishet plastike nuk mund të ripërdoren sepse janë të ndotura me baktere dhe mikroorganizma  që shpërndajnë sëmundje.

Nëse uji në shishe plastike ka një shije dhe aromë të çuditshme apo është i turbullt atëherë nuk duhet ta pini.

KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë