Ujë me limon për fillim të ditës – A duhet të jetë e ngrohtë apo e ftohtë kjo pije

15.12.2022

Uji me limon është opsion shumë më shëndetshëm nga pijet e tjera aromatizuese Tashmë në internet me vite po “qarkullon” informacioni që çdo person në mëngjes, në lukth të zbrazët, duhet të pijë ujë me pak limon të shtrydhur. A është ky një zakon i mirë dhe në çfarë mase? Limoni ka shumë efekte të […]

Ujë me limon për fillim të ditës – A duhet të jetë e ngrohtë apo e ftohtë kjo pije Foto: Ilustrim

Uji me limon është opsion shumë më shëndetshëm nga pijet e tjera aromatizuese

Tashmë në internet me vite po “qarkullon” informacioni që çdo person në mëngjes, në lukth të zbrazët, duhet të pijë ujë me pak limon të shtrydhur.

A është ky një zakon i mirë dhe në çfarë mase?

Limoni ka shumë efekte të dobishme në shëndetin e njeriut, të cilat njihen prej shumë vitesh dhe nuk është për t’u habitur që në kombinim me ujin mund të sjellë rezultate të mira.

Siç shkruan “Eatingwell”, këto janë arsyet që në mëngjes duhet të pini një gotë ujë me pak limon të shtrydhur, transmeton Telegrafi.

1. Ndihmon për të humbur peshë

Ndërsa vetëm uji me limon nuk do të çojë në humbje peshe të mrekullueshme, ai padyshim mund t’ju ndihmojë të arrini rezultate më të shpejta dhe afatgjata.

– Uji mund të ndihmojë në kontrollin e peshës duke mbështetur hidratimin, duke rritur energjinë dhe duke ndihmuar në rregullimin e metabolizmit dhe tretjes – thotë dietologia dhe ekspertja për humbje peshe Joan Konecny.

Në një studim të vitit 2019 në revistën “Hospital Nutrition”, ekspertët kryen një studim që përfshinte strategji të ndryshme për humbjen e peshës. Çdo strategji përfshinte pirjen e më shumë ujit dhe të gjitha dhanë rezultate të mira.

Siç përfunduan ata, pirja e një gote ujë para vaktit mund të zvogëlojë sasinë e ushqimit që hani.

2. Pastron lëkurën

Limoni, si agrumet e tjera, është i pasur me vitaminë C, e cila është e nevojshme për prodhimin e kolagjenit, i cili është përgjegjës për elasticitetin dhe forcën e lëkurës. Vitamina C është gjithashtu një antioksidant i fuqishëm që neutralizon radikalet e lira të pranishme në lëkurë që grumbullohen për shkak të ndotjes së ajrit dhe rrezatimit ultravjollcë.

3. Përmirëson tretjen

Lëngu i limonit ndihmon në eliminimin e substancave të dëmshme dhe toksinave nga trupi. Falë substancave që përmban, lëngu i limonit nxit mëlçinë të prodhojë një substancë, pra acid, i cili është i nevojshëm në procesin e tretjes së ushqimit. Vitaminat dhe mineralet që gjenden në lëngun e limonit pastrojnë florën e zorrëve nga toksinat.

Vetitë tretëse të limonit lehtësojnë simptomat e pakëndshme të dispepsisë, të tilla si dhimbjet e stomakut, gërvishtjet, fryrjet dhe të ngjashme.

Pije e ngrohtë apo e ftohtë”

– Nuk ka rëndësi a do të pini në mëngjes ujë të ftohtë apo të ngrohtë me limon – thotë dietologia Isabel Smith.