Si mund ta dalloni mjegullën nga ndotja e ajrit

05.01.2023

Do ta dalloni sipas ngjyrës dhe erës Shkaktarët kryesorë të ndotjes së tepërt të ajrit janë industria dhe trafiku dhe më pas është sezoni i ngrohjes si dhe vatrat individuale të zjarrit. Kushtet e motit si presioni i ulët i ajrit vetëm sa e vështirësojnë të gjithë situatën. Për shembull, disa parametra tregojnë me saktësi […]

Si mund ta dalloni mjegullën nga ndotja e ajrit Foto: OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Do ta dalloni sipas ngjyrës dhe erës

Shkaktarët kryesorë të ndotjes së tepërt të ajrit janë industria dhe trafiku dhe më pas është sezoni i ngrohjes si dhe vatrat individuale të zjarrit. Kushtet e motit si presioni i ulët i ajrit vetëm sa e vështirësojnë të gjithë situatën.

Për shembull, disa parametra tregojnë me saktësi se përqendrimi i ndotjes rritet në orët e vona të pasdites, kur njerëzit kthehen nga puna, ose kur ngrohin shtëpitë e tyre. Pastaj ky përqendrim zvogëlohet rreth mesnatës dhe rritet përsëri në orët e hershme të mëngjesit.

Gjëja e parë që duhet të bëjnë meteorologët është të informojmë në kohë qytetarët se kur pritet një përqendrim i shtuar i ndotjes së ajrit. Kjo duhet bërë veçanërisht për pacientët kronikë të mushkërive, astmatikët, të moshuarit dhe fëmijët. Madje mjekët këshillojnë që në ato situata është më mirë që njerëzit të qëndrojnë në banesat e tyre ku ajri është i ndenjur, por jo i ndotur sesa të ekspozohen për një kohë të gjatë jashtë dhe të thithin smogun.

Meteorologët thonë që mjegulla shfaqet kur temperaturat e ulëta dhe lagështia e lartë e ajrit, për shkak se janë karakteristike për orët e natës dhe të mëngjesit gjatë vjeshtës dhe dimrit, transmeton Telegrafi.

Mjegulla nuk mund të jetë pasojë e ndotjes, por kushtet e përshtatshme meteorologjike që çojnë në një rritje të ndjeshme të ndotjes sjellin edhe mjegull.

Mjegulla dhe ndotja e ajrit shkojnë bashkë, sepse ekziston në atmosferë shtresa më e ulët e ajrit, lartësia e së cilës mesatarisht është një kilometër.

Në kushte të caktuara meteorologjike mund të ulet dhe të jetë më e hollë. Kur ajo shtresë bëhet e hollë, rritet edhe përqendrimi i ndotjes së ajrit. Dhe kur përzihen mjegulla dhe papastërtia krijohet ndotja e ajrit.

Dallimi kryesor është në ngjyrë, sepse mjegulla e vërtetë është plotësisht e bardhë, e bardhë si bora dhe kur dielli depërton nëpër të, ajo është pothuajse verbuese e bardhë. Ndërsa në rastin e ndotjes së ajrit ka gjithmonë një ngjyrë, një ngjyrë të verdhë, jeshile, sepse ndotja është në fakt edhe ujë i kondensuar. Pika shumë të vogla të ujit të kondensuar në të cilin ndotja është tretur.

Dallimi tjetër i rëndësishëm është era. Pra, përse mjegulla nuk do të duhej të ketë erë, sepse është nga uji i pastër?

Ndotja e ajrit ka ngjyrë gri, dhe mjegulla e vërtetë, e cila rrallë shihet në qytete, është e bardhë si bora. Në qytete, kryesisht nuk mund të shohim mjegull të vërtetë, por një kombinim të mjegullës dhe ndotjes. Për fat të keq, ne kur jemi në qytet jetojmë në ajër të ndotur, jo në mjegull.

Kushte të njëjta çojnë në rritje të ndotjes, çojnë edhe në shfaqjen e mjegullës. Kur këto të dyja përzihen, atëherë do të kemi ndotje ajri.

Forcimin e inversionit të temperaturës e ndihmon edhe fakti që era është e dobët. Kur kemi një inversion të përshtatshëm të temperaturës, ekzistojnë kushte të përshtatshme që shtresa e ulët e atmosferët të hollohet dhe të ndodhë ngritja e përqendrimit të materieve ndotëse dhe shfaqje të mjegullës.

Kur ka mjegull, nuk mund të bjerë shi, por ato mund të jenë shira me intensitet të dobët.

Ndotja, është më e dukshme për shkak të mjegullës.

Njohja e ndotjes në mjegull është ngjyra e saj. Sa më e çuditshme të jetë ngjyra, aq më e verdhë, jeshile, gri, ka më shumë ndotje në mjegull.