Regjimi ushqimor dhe aktiviteti fizik – A e parandalojnë alzheimerin?

  • 13.08.2022
Regjimi ushqimor dhe aktiviteti fizik – A e parandalojnë alzheimerin?

Por çfarë do të thotë në të vërtetë të kryesh një studim?

Ka një numër artikujsh që duken mjaft bindës kur shkruajnë se sjellje të caktuara mund të parandalojnë sëmundjen e Alzheimerit.


Të dhënat më të qëndrueshme mbështesin stërvitjen kardiovaskulare dhe një dietë mesdhetare, si dy mënyra jetese që mund të zvogëlojnë rrezikun e prekjes me sëmundjen Alzheimerit.


Për të kuptuar sesi kryhen kërkimet rreth mënyrës së jetesës, është e rëndësishme të kuptohet ndryshimi midis shkaqeve dhe korrelacionit.

Për shembull, një studim mund të zbulojë se njerëzit që konsumojnë më shumë ushqime si perimet me gjethe jeshile, kanë më pak dëmtime të funksioneve njohëse (kongnitive).

Marrëdhënia midis konsumimit të perimeve me gjethe jeshile dhe dëmtimit të funksioneve njohëse është një korrelacion.

Kjo nuk dëshmon se njëri në të vërtetë shkaktoi ose parandaloi tjetrin.

Mund të ndodhë që njerëzit që hanë perime me gjethe jeshile kanë tipare të tjera që funksionojnë në avantazhin e tyre.

Një shembull tjetër korrelacioni është kur studimi tregon se probleme shëndetësore, të tilla si mbipesha, diabeti dhe presioni i lartë i gjakut, mund të rrisin rrezikun e zhvillimit të demencës.

Një dietë e shëndetshme dhe ushtrime të rregullta mund t’i luftojnë këto probleme, të cilat nga ana tjetër mund të kenë një ndikim në uljen e rrezikut për t’u prekur nga demenca.

Sidoqoftë, këto korrelacione janë thelbësore për të kryer një studim.

Dhe kur ka zbulime të njëjta dhe të përsëritura mbi studime të ndryshme, provat bëhen më tërheqëse dhe ia vlen t’i kushtohet vëmendje.

Nuk rrezikoni asgjë nëse ushqeheni shëndetshëm dhe merreni me aktivitete fizike ose mendore.

Edhe pse këto nuk janë një provë e mjaftueshme në parandalimin e sëmundjes së Alzheimerit, janë mënyra jashtëzakonisht të mira që përmirësojnë cilësinë e jetës tuaj.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë