Pija më e keqe për veshkat tuaja

  • 07.11.2022
Pija më e keqe për veshkat tuaja

Veshkat tuaja kanë një sërë rolesh të rëndësishme në trupin tuaj, duke përfshirë eliminimin e substancave të dëmshme nga gjaku, balancimin e lëngjeve dhe presionit të gjakut dhe largimin e barnave nga trupi

Sëmundja e veshkave mund të jetë një diagnozë që ndryshon jetën, andaj është e rëndësishme të jetosh një mënyrë jetese që mbështet shëndetin e këtij organi të rëndësishëm.

Ndërsa disa kanë një predispozitë gjenetike ndaj sëmundjeve të veshkave, faktorë të tillë si stërvitja, dieta, pirja e duhanit, nivelet e presionit të gjakut dhe diabeti mund të rrisin gjithashtu rrezikun e zhvillimit të sëmundjes kronike të veshkave. Edhe pijet që konsumoni mund të kenë një ndikim të rëndësishëm në shëndetin e veshkave.


Me këtë në mendje, është e rëndësishme të dini se soda, qoftë diete apo e rregullt, është një nga pijet më të këqija për veshkat tuaja, shkruan Eat This, Not That.

Pijet e gazuara kryesojnë listën e pijeve më të këqija për shëndetin e veshkave. Ju ndoshta e dini se pijet e gazuara nuk janë më ushqyesit, por mund të mos keni menduar se si ato ndikojnë në shëndetin e veshkave.

Si fillim, sasia e sheqerit në pijet e gazuara të zakonshme është një problem. Sipas një studimi të kryer në vitin 2015, konsumimi i më shumë se katër pijeve të gazuara të ëmbla në javë lidhet me një rrezik në rritje të zhvillimit të sëmundjes kronike të veshkave. Sheqeri i lartë në gjak mund të dëmtojë enët e gjakut në veshka.

Sheqeri i përqendruar në një kënaçe me sodë mund të prishë rregullimin e sheqerit në gjak. Konsumi duhet të jetë i kufizuar për ata me diabet ose sëmundje të veshkave.

Një tjetër përbërës që gjendet në pijet e gazuara të rregullta dhe dietike, dhe veçanërisht në Cola, është acidi fosforik. Hulumtimet tregojnë se pije të tilla që përmbajnë acid fosforik shoqërohen me probleme urinare që përfshijnë gurët në veshka dhe rrisin rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve kronike të veshkave. /KP/

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë