Disa shenja që tregojnë se po goditeni nga ishemia

14.04.2022

Statistikat mbi përhapjen e kësaj sëmundjeje janë të pakëta, megjithatë, mjekët thonë se në 40 përqind të rasteve personat e prekur nga ishemia mbeten të paralizuar. Neurologët paralajmërojnë se njerëzit duhet të jenë të kujdesshëm ndaj disa shenjave kryesore të ishemisë. Ato janë: Deformimi i një pjese të fytyrës Njerëzit që goditen nga ishemia në […]

Disa shenja që tregojnë se po goditeni nga ishemia Foto: Ilustrim

Statistikat mbi përhapjen e kësaj sëmundjeje janë të pakëta, megjithatë, mjekët thonë se në 40 përqind të rasteve personat e prekur nga ishemia mbeten të paralizuar.

Neurologët paralajmërojnë se njerëzit duhet të jenë të kujdesshëm ndaj disa shenjave kryesore të ishemisë.

Ato janë:

Deformimi i një pjese të fytyrës

Njerëzit që goditen nga ishemia në shumicën e rasteve pësojnë deformim të njërës anë të fytyrës.

Nëse dyshoni për një problem të tillë, kërkojini personit të buzëqeshë dhe kësisoj do të dalloni ndonjë deformim të mundshëm.

Dobësim i Krahut

Një nga shenjat më të përhapura është mpirja ose dobësimi i krahut.

Nëse dyshoni që një person po preket nga ishemia, kërkojini t’i ngrejë të dy krahët lart dhe vëreni nëse njëri prej tyre ka vështirësi.

Vështirësia në të folur

Kur një person goditet nga ishemia, atëherë ai ose ajo e ka të pamundur të flasë ose të artikulojë fjalët.

Nëse keni dyshime, kërkojini personit të thotë një fjalë të shkurtër.

Nëse personi në fjalë e ka të vështirë të lidhë dy fjalë ose është krejt i paqartë, atëherë duhet të jetë duke pësuar një goditje në tru.

Telefononi urgjencën

Nëse dikush ka simptoma të tilla, është shumë e rëndësishme që të reagoni shpejt dhe të telefononi urgjencën ose të shkoni menjëherë në spital.