Brenda 3 muajve të fundit, mbi 30 vjedhje në Suharekë

30.10.2021

Në çdo takim të sigurisë lokale që mbahet me nënkryetaren e Komunës së Suharekës, përfaqësuesve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës çdo herë është prezent numri i vjedhjeve, ku vetëm dy javët e fundit të muajit tetor ndodhën 4 vjedhje. Vjedhje të tilla e të shumta të cilat kanë ndodhur kohëve të fundit kanë bërë […]

Brenda 3 muajve të fundit, mbi 30 vjedhje në Suharekë Foto: Ilustrim

Në çdo takim të sigurisë lokale që mbahet me nënkryetaren e Komunës së Suharekës, përfaqësuesve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës çdo herë është prezent numri i vjedhjeve, ku vetëm dy javët e fundit të muajit tetor ndodhën 4 vjedhje.

Vjedhje të tilla e të shumta të cilat kanë ndodhur kohëve të fundit kanë bërë që Policia e Kosovës të rris masat për parandalimin e këtyre veprave.

SuharekaOnline ka mbledhur statistikat e rasteve të vjedhjeve që janë raportuar gjatë periudhës Gusht-Tetor 2021 në stacionin policor në Komunën e Suharekës.

Për këtë periudhë kohore, pra brenda tre muaje në Komunën e Suharekës kanë nodhur hiç më pak se 31 raste të vjedhjes.

Në muajin gusht ishte numri më i madh i rasteve të vjedhjeve të raportuara në stacionin policor në Suharekë, ku brenda këtij muaji kishin ndodhur gjithsej 13 raste të vjedhjes.

Ndërkaq, gjatë muajit gusht ndodhën 13 vjedhje, 4 raste të tilla në dy javët e para dhe 9 të tjera në dy javët e fundit, kurse në muajin shtator ndodhën 11 vjedhje, prej tyre 7 raste në dy javët e para dhe 4 vjedhje në dy javët e fundit të këtij muaji si dhe në muajin tetor ndodhën 7 vjedhje, prej tyre 3 në dy javët e para dhe 4 në dy javët e fundit.

MuajiNr. i vjedhjeve në Komunën e SuharekësDy javët e paraDy javët e fundit
Gusht 20211349
Shtator 20211174
Tetor 2021734
TOTAL311417