Suharekë: Vjedhen dy pompa uji, pronë e Komunës

22.08.2020

Nga raporti i policisë, bëhet e ditur se dje më datë 21.08.2020 rreth orës 14:40 është raportuar që persona të panjohur dyshohet se kanë vjedhur dy pompa uji të cilat ishin pronë e Komunës në Suharekë. Policia gjithashtu ka njoftuar se rasti është duke u hetuar. Kujtojmë se në Komunën e Suharekës gjatë dy javëve […]

Suharekë: Vjedhen dy pompa uji, pronë e Komunës Foto: Ilustrim

Nga raporti i policisë, bëhet e ditur se dje më datë 21.08.2020 rreth orës 14:40 është raportuar që persona të panjohur dyshohet se kanë vjedhur dy pompa uji të cilat ishin pronë e Komunës në Suharekë.

Policia gjithashtu ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.

Kujtojmë se në Komunën e Suharekës gjatë dy javëve të fundit janë raportuar katër raste të vjedhjeve.