Suharekë: Po pastrohet dhe rregullohet çdo hapsirë

Ekipet e Kompanisë së Ekoregjionit, janë vazhdimisht në terren dhe po e bëjnë pastrimin dhe rregullimin e hapësirave publike.

Kështu së bashku me Kompaninë edhe qytetarët po angazhohen për një ambient më të pastër.

Pastrimi dhe rregullimi është njëra ndër prioritetet e qeverisjes së Kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremajt.

Po ashtu, Kryetari Muharremaj në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se: “Mirëmbajtja e ambientit dhe ruajtja e tij duhet të jet prioritet i yni, sot ekipet e ekoregjionit janë në teren duke i kryer detyrat e tyre”.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.