Suharekë: Parashikimi i motit për ditët në vijim

Meteorologët thonë se sot në Suharekë do të kemi një ditë me mot kryesisht të kthjellët e me temperatura që do të sillen në mes 18 e 31 gradë celsius.

Nesër, gjithnjë sipas parashikimit të meteorologëve, gjendja do të ndryshojë ca. Nesër pra, pritet të ketë vranësira të pjesshme të cilat në viset malore do të jenë më të theksuara.

Temperaturat, po ashtu, do të shënojnë rënie ato do të lëvizin në mes 13 e 29 gradë celsius.

E sa i përket fundjavës në Komunën e Suharekës, gjykuar sipas ecurive sinoptike, ajo do të karakterizohet me mot kryesisht të kthjellët.

Temperaturat do të sillen në mes 12 e 13 gradë celsius, kurse ato maksimale në mes 25 e 29 gradë celsius.

Sa i përket fushave barike, ato janë dhe do të mbeten të larta, për disa milibar mbi vlerat e normales.

Indeksi UV edhe më tej mbetet shumë i lartë, prandaj preferohet respektimi i këshillave të alarmuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.