Suharekë: Moti sot me vranësira dhe shi

03.03.2020

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovën bën të ditur se sot gjatë ditës do të ketë reshje shiu. IHK njofton se shiu do të fillojë së pari në rrafshin e Dukagjinit për të përfshirë tërë vendin ditën e mërkurë dhe tutje ditëve tjera, por duke e zvogëluar intensitetin. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 – 6 […]

Suharekë: Moti sot me vranësira dhe shi Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovën bën të ditur se sot gjatë ditës do të ketë reshje shiu.

IHK njofton se shiu do të fillojë së pari në rrafshin e Dukagjinit për të përfshirë tërë vendin ditën e mërkurë dhe tutje ditëve tjera, por duke e zvogëluar intensitetin.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 – 6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9 – 18 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit me shpejtësi 1 – 13 m/s.