Suharekë, mbi 64 mijë doza të administruara të vaksinës anti-COVID

19.02.2022

Ndërsa që nga fillimi i procesit të vaksinimit e deri më sot Suhareka vazhdimisht ka qenë e dhjeta për nga numri i vaksinave të administruara. Që nga data 7 prill të vitit të kaluar kur edhe ka filluar procesi i vaksinimit, në Komunën e Suharekës janë administruar gjithsej 64,644 doza të vaksinës anti-COVID. Kujtojmë që […]

Suharekë, mbi 64 mijë doza të administruara të vaksinës anti-COVID Foto: Ilustrim

Ndërsa që nga fillimi i procesit të vaksinimit e deri më sot Suhareka vazhdimisht ka qenë e dhjeta për nga numri i vaksinave të administruara.

Që nga data 7 prill të vitit të kaluar kur edhe ka filluar procesi i vaksinimit, në Komunën e Suharekës janë administruar gjithsej 64,644 doza të vaksinës anti-COVID.

Kujtojmë që deri tani në Kosovë janë administruar 1 milion e 805 mijë e 533 doza të vaksinës anti-COVID.

Ndërkaq, 812 mijë 299 persona janë vaksinuar plotësisht ndaj COVID-19, pra me dy dozat.

Deri më sot janë dhënë 95 mijë e 264 doza përforëcuese apo doza të treta të vaksines kundër COVID-19.