Suharekë, mbi 34 mijë qytetarë të vaksinuar kundër COVID-19

09.09.2021

Krahas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 është rritur edhe interesimi i qytetarëve për t’u vaksinuar. Sipas të dhënave zyrtare Suhareka vazhdon të renditet e 10-ta për nga numri i vaksinave të administruara. Që nga fillimi i procesit të vaksinimi e deri më sot në Kosovë janë administruar 955,811 doza të vaksinës. Sipas raportimeve […]

Suharekë, mbi 34 mijë qytetarë të vaksinuar kundër COVID-19 Foto: Ilustrim

Krahas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 është rritur edhe interesimi i qytetarëve për t’u vaksinuar.

Sipas të dhënave zyrtare Suhareka vazhdon të renditet e 10-ta për nga numri i vaksinave të administruara.

Që nga fillimi i procesit të vaksinimi e deri më sot në Kosovë janë administruar 955,811 doza të vaksinës.

Sipas raportimeve nga Qendra e Vaksinimit dhe Imunizimit në sallën e sporteve te Gjimnazit “Jeta e Re” në Suharekë, numri i të vaksinuarve me vaksinat anticovid të llojit AstraZeneca dhe Pfizer ka arritë shifrën 34,218.

Vaksinimi mbetet një prej mjeteve kryesore në luftë me pandeminë COVID-19.

Përdorimi i maskave, mbajtja e distancës dhe çdo respektim i masave të reja të hyra ne fuqi nga Qeveria e Republikes se Kosovës ditëve te fundit do të ndihmojë që të shpëtohet jetë.