Suharekë: Kërcënon nënën, arrestohet nga policia

24.01.2020

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh bënë të ditur se një person është arrestuar në Suharekë pasi që i njëjti kishte kanosur nënën e tij. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti ka kanosur nënën e tij viktimën femër K-Shqiptare. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 thuhet në njoftimin e policisë. […]

Suharekë: Kërcënon nënën, arrestohet nga policia Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh bënë të ditur se një person është arrestuar në Suharekë pasi që i njëjti kishte kanosur nënën e tij.

Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti ka kanosur nënën e tij viktimën femër K-Shqiptare. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 thuhet në njoftimin e policisë.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë një (1) person të dyshuar nga Suhareka, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Kanosje”. I njëjti, ka kanosur nënën e tij.