Suharekë, 63 persona të verbër marrin pagesa nga skema e kompensimeve për të verbërit

25.08.2021

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Mirëqenies Sociale” për tremujorin e dytë (TM2) 2021. Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e kompensimeve për personat e verbër. Kompensimet për personat e verbër – I/E verbër konsiderohet personi me humbje të plotë të të pamurit të lindur ose të […]

Suharekë, 63 persona të verbër marrin pagesa nga skema e kompensimeve për të verbërit Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Mirëqenies Sociale” për tremujorin e dytë (TM2) 2021.

Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e kompensimeve për personat e verbër.

Kompensimet për personat e verbër – I/E verbër konsiderohet personi me humbje të plotë të të pamurit të lindur ose të fituar të përcaktuar sipas kritereve mjekësore të vlerësuara nga Komisioni Mediko-social.

Komisioni Mediko-social është komisioni i përbërë prej ekspertëve mjekësor dhe social, i formuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale i cili bën përcaktimin e shkallës së verbërisë, duke përfshirë kohëzgjatjen e saj, për secilin person që paraqet kërkesë për të gëzuar kompensim për shkak të verbërisë, përfitimet dhe të drejtat sipas ligjit 04/L-092.

Këto pagesa bëhen çdo muaj nga Departamenti i Administratës Pensionale. Përfitimin material për shkak të verbërisë e marrin personat, pavarësisht nga mosha dhe në të njëjtën masë përfitojnë edhe shoqëruesit e të verbërve të grupit të parë, nevoja për të cilët përcaktohet nga Komisioni Mediko-social.

E drejta në përfitim material të verbërisë për personat e verbër, si dhe shoqëruesit e tyre realizohet nga dita e paraqitjes së kërkesës, nëse janë plotësuar kushtet dhe kriteret për realizimin e tyre të përcaktuara në Ligjin nr.04/L-092.

Shuma e pagesës për personat e verbër është 125 € në muaj si dhe 125 € për shoqëruesit e personave të verbër.

Në bazë të të dhënave të ASK-së, bëhet e ditur se në Komunën e Suharekës ka shënuar rritje numri i personave të verbër që marrin kompensime nga kategoria e lartëcekur.

Në muajin janar të 2021’s në Komunën e Suharekës kanë qenë 56 persona që kanë përfituar nga skema e kompensimeve për personat e verbër.

Ndërsa në muajin shkurt është rritur numri në 59 persona që kanë marrur kompensim nga kjo kategori. Ndërkaq në muajin mars të po të njëjtit vit në Suharekë është rritur numri në 61 persona që kanë përfituar nga skema e kompensimeve për personat e verbër.

Rritja e numrit të personave që marrin kompensim nga kjo kategori në Suharekë ka vazhduar edhe në muajin prill, ku në këtë muaj kanë qenë 62 persona që kanë përfituar nga kjo skemë, ndërkaq në muajin maj është rritur numri në 63 persona që kanë marrur kompensim nga kategoria e lartëcekur.

Ndërsa në muajin qershor të 2021’s në Suharekë ka rënë numri në 61 persona që kanë përfituar nga skema e kompensimeve për personat e verbër.

MuajiNr. i personave që përfitojnë nga skema e kompensimeve
për personat e verbër në Komunën e Suharekës
Janar56
Shkurt59
Mars61
Prill62
Maj63
Qershor61