Stërmbesat e Ramë Bllacës mbjellin pemë te kulla e tij

Deputetja e Partisë Demokratike, Luljeta Veselaj – Gutaj dhe ish-Ministrja e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, kanë mbjellë një pemë te Kulla e Ramë Bllacës në fshatin Bllacë të Suharekës.

Mbjellja e kësaj peme është bërë në kuadër të fushatës vetëdijësuese për mbrojtjen e ambientit “Mbjellë një pemë”.

“Në kuadër të fushatës vetëdijësuese për mbrojtjen e ambientit “Mbjellë një pemë” së bashku me ish-Ministren Znj.Albena Reshitaj vendosëm të mbjellë një pemë te Kulla e Ramë Bllacës në Bllacë”.

“Një simbolikë e nderë i veçantë së bashku me pasardhësit e trungut të familjes të mbjellë një pemë pranë Kullës historike ku gjurmët e lavdisë e krenarisë të kombit burojnë dhe janë aq aktuale e të rëndësishme për të ardhmen e shoqërisë, atdheut tonë. 
Nominoj të gjithë që të kujdesemi për mjedisin tonë njëkohësisht për trashëgimin kulturore si pjesë e pandashme e shtetndërtimit”, ka thënë Luljeta Veselaj-Gutaj.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.