Sot, mot pranveror në Suharekë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të vazhdojë të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Këto masa me origjinë nga jugperëndimi, krahas rritjes së fushave barike ndikimin e tyre do ta kenë edhe në rritjen e fushave termike. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e […]
Foto: Hallka - Marketing Agency
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të vazhdojë të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Këto masa me origjinë nga jugperëndimi, krahas rritjes së fushave barike ndikimin e tyre do ta kenë edhe në rritjen e fushave termike. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius.
Po ashtu, edhe në Komunën e Suharekës do të mbizotërojë moti i ngrohtë, ku temperatura do të lëvizin nga 7 deri në 18 gradë Celsius.
Kjo situatë e krijuar meteorologjike do të ndikojë edhe në përmirësimin e cilësisë së ajrit. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi deri 7m/s.