Samadrexha falënderon mërgimtarët për “Parkun e Dëshmorëve”

Në fshatin Samadrexhë të Suharekës nesër bëhet zbulimi i pllakës për ti falenderuar mërgimtarët, të cilët kontribuan më mjete financiare për rregullimin e parkut në fshat.

Nesër më datë 13.06.2019, ne orën 10:00, të ” Parku i Dëshmorëve” në fshatin Samadrexhë do të bëhet zbulimi i pllakës, në shenjë falenderimi për mërgimatarët, si dhe do të bëhet ngritja e flamurit.

Muajin e kaluar është perfunduar edhe “Parku i Dëshmorëve” i cili ishte financuar nga vet mergimtarët e këtij fshati të Suharekës, ku janë mbjell 41 blina, të cilët do i simbolizojnë 15 Dëshmorët e UÇK-së dhe 26 viktimat e fshatit Samadrexhë, ku bashkëfshatarët e këtij fshati e kanë ngrit një pllakë faleminderuese për nder të mërgimtarëve.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.