Brenda 24 ore janë regjistruar katër raste pozitive me COVID-19 në Komunën e Suharekës.

Vendbanimet e rasteve pozitive me COVID-19 janë: Prishtinë 19, Pejë 6, Suharekë 4, Fushë Kosovë 4, Kamenicë 3, Gjilan 3, Skenderaj 2, Mitrovicë 2 Ferizaj 2, Kaçanik 1, Istog 1, Viti 1, Prizren 1, Deçan 1, Vushtrri 1, Gjakovë 1, Klinë 1.

Po ashtu, janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.033.

Të shëruarit nga COVID-19 janë nga këto komuna: Mitrovicë 2, Prizren 1, Podujevë 1, Prishtinë 1.

Kurse numri i rasteve aktive është 419, prej tyre 17 raste aktive në Komunën e Suharekës.

Numri total i rasteve pozitive është 161,442 raste nga 1,375,719 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,990 raste të vdekjes.