Remzi Bytyqi: Edhe java e dytë e mësimit në distancë u përfundua me përkushtim

03.04.2020

Siç edhe kishte marr vendim MASHT-it më 23 mars ka filluar mësimin në distancë që nga klasa 1 e duke vazhduar pastaj edhe për klasat tjera. Në situata të tilla specifike duhet të sillemi e të punojmë në mënyrë specifike. Drejtori i Arsimit në Suharekë, Remzi Bytyqi përmes një njoftimi edhe një herë ka falenderuar […]

Remzi Bytyqi: Edhe java e dytë e mësimit në distancë u përfundua me përkushtim Foto: Ilustrim

Siç edhe kishte marr vendim MASHT-it më 23 mars ka filluar mësimin në distancë që nga klasa 1 e duke vazhduar pastaj edhe për klasat tjera.

Në situata të tilla specifike duhet të sillemi e të punojmë në mënyrë specifike.

Drejtori i Arsimit në Suharekë, Remzi Bytyqi përmes një njoftimi edhe një herë ka falenderuar prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit për angazhimin në mësimin në distancë.

“Sot u përmbyll edhe një javë e mësimit në distancë për të gjitha nivelet edhe në Komunën e Suharekës.

Bazuar në informatat e përditshme nga shkollat tona, konfirmohet angazhimi e përkushtimi i të gjithë mësimdhënësve për të qenë në mbështetje të nxënësve vazhdimisht, për çka i falenderoj shumë.

Edhe njëherë ftoj prindërit që të vazhdojnë t’i nxisin fëmijët për të ndjekur mësimet dhe të bashkëpunojnë sa më shumë me mësimdhënësit e tyre.

Duke shpresuar që sa më shpejtë do të shihemi në shkollë duke ju porositur #rriNshpi” ka njoftuar Bytyqi.