Qeveria Kurti ndau 850 mijë euro më pak për “Sheshin e Qytetit” në Suharekë për vitin 2020

29.05.2020

Kështu të paktën ka thënë i pari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, në përgjigjet e tij ndaj asambleistëve të Suharekës. Në seancën e katërt të rregullt të Kuvendit Komunal të Suharekës të mbajtur sot në pikën e pestë të rendit të ditës është diskutuar gjithashtu edhe për procesin e ndërtimit të “Sheshit të Qytetit”. […]

Qeveria Kurti ndau 850 mijë euro më pak për “Sheshin e Qytetit” në Suharekë për vitin 2020 Foto: Ilustrim

Kështu të paktën ka thënë i pari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, në përgjigjet e tij ndaj asambleistëve të Suharekës.

Në seancën e katërt të rregullt të Kuvendit Komunal të Suharekës të mbajtur sot në pikën e pestë të rendit të ditës është diskutuar gjithashtu edhe për procesin e ndërtimit të “Sheshit të Qytetit”.

Fillimisht kryetari i grupit parlamentar të PDK-së, Jeton Rrakaqi, ka kërkuar sqarime nga kryetari Muharremaj lidhur me gjendjen e ndërtimit të sheshit dhe ka ngritur shqetësim për procesin e ngadaltë të punimeve duke marr parasysh faktin se ka biznese që po dëmtohen dhe krijimit të ngarkesës në komunikacion gjatë sezonit të verës kur edhe priten të vijnë mërgimtarët.

Në përgjigjen e tij kryetari Muharremaj ka bërë të ditur se është krijuar një situatë tjetër me ardhjen e qeverisë së re e cila në buxhetin e këtij viti i ka hjekur 850 mijë euro të parapara për “Sheshin e Qytetit” në Suharekë.

Sipas kryetarit Muharremaj nga 1 milion euro që ishin të parapara për ndërtimin e sheshit për vitin 2020, qeveria në buxhetin e këtij viti i ka ndarë vetëm 150 mijë euro dhe tani ne duhet të gjejmë fonde shtesë.

“Nuk besoj që dikush është i interesuar ti zhagojë punimet por me ardhjen e qeverisë së re në buxhetin e planifikuar për këtë vit i kemi 850 mijë euro më pak” ka thënë Muharremaj.

Kujtojmë se më 21.06.2019 ministri i Infrastrukturës asokohe Pal Lekaj dhe kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, kanë nënshkruar memorandum për përkrahje financiare për ndërtimin e rrugës “Brigada 123”.

Sipas memorandumit projekti ndërtimi i rrugës “Brigada 123” në Suharekë do të jetë pjesë e planifikimit të buxhetit për vitin 2020-2022 të MIT-së.