Programi truAktiv zbarkon në Suharekë

Sbunker rikthehet me organizimin e vitit të tretë të programit truAktiv. Këtë rradhë truAktiv-i po vjen edhe në komuna të tjera. TruAktiv është program i ligjëratave/diskutimeve tematike dhe punëtorive që synojnë të nxisin mendimin kritik të rinisë aktive rreth temave politike dhe sociale.

Të gjithë të rinjtë e moshave 17-22 vjet me vendbanim në komunën e Suharekës, përfshirë komunën e Prizrenit, Rahovecit dhe Malishevës.

Ku dhe kur?

Programi truAktiv zbarkon në Suharekë në datat  07 – 10 maj. Në ditën e parë (07 maj) në orët e vona të pasdites mbahet vetëm një organizim social, ndërsa në datat  08-10 maj ligjeratat/disuktimet mbahen prej orës  13:00 deri në ora  18:00.

Bashkëbiseduesit dhe temat:

Bashkëbiseduesit e programit janë njohës të fushës, studiues dhe njerëz aktiv në jetën shoqërore dhe politike në Kosovë. Diskutimet dhe punëtoritë do të udhëhiqen nga Adem Beha, Adelina Berisha, Shkodran Ramadani, Eurisa Rukovci, Zgjim Hyseni, Flutura Kusari, kolektivi HaveIt, Nora Ahmetaj, Samir Shahini dhe shumë të tjerë.

Diskutimet do të ndahen në tre ditë tematike:

Dita 1: Kritikë në politikë, ku do të flitet për shoqërinë politike, klasat, mobilizimin klasor dhe identetet sociale.

Dita 2: Kritikë në shoqëri, ku do të diskutohet për sfidat konkrete të pabarazisë dhe mungesës së drejtësisë në shoqërinë tonë.

Dita 3: Kritikë në aktivizëm, ku do të flitet për ndikimin e aktivizmit në sferën publike dhe format e ndryshme të aktivizmit.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.