Befaso.com / Dërgo dhurata online për më të dashurit tuaj

24.02.2021

Ka një arsye pse njerëzit në të gjithë botën festojnë raste si ditëlindje, përvjetore, promovime, Dita e Nënës, Shën Valentin etj. Këto ngjarje u japin atyre një shans të ndihen të veçantë dhe të jenë mirënjohës të jetës! Dhe dhuratat i bëjnë këto ngjarje edhe më të këndshme dhe të paharrueshme. Në shumë raste dërgimi […]

Befaso.com / Dërgo dhurata online për më të dashurit tuaj Foto: Ilustrim

Ka një arsye pse njerëzit në të gjithë botën festojnë raste si ditëlindje, përvjetore, promovime, Dita e Nënës, Shën Valentin etj. Këto ngjarje u japin atyre një shans të ndihen të veçantë dhe të jenë mirënjohës të jetës! Dhe dhuratat i bëjnë këto ngjarje edhe më të këndshme dhe të paharrueshme.

Në shumë raste dërgimi i dhuratave për më të dashurit tuaj është edhe i pamundur si për shkak të angazhimeve, gjithashtu edhe për shkak distancës.

Por që ju ta befasoni nënën, babain, vëllaun, motrën, të dashurin, të dashurën apo edhe një mik kanë menduar pronarët e platformës së parë shqiptare për dërgimin e dhuratave online – Befaso.com.

Një biznes i ri i hapur ky në Komunën e Suharekës që ka për qëllim që të marr përsipër dërgimin e dhuratave në ditën që ju zgjedhni gjithashtu edhe që të lidh njerëzit mes vete.

Sipas pronarëve të Befaso.com nëse po planifikoni të dërgoni një tufë lulesh të bukura ose një shportë me çokollata tek një i/e dashur në ditën e tij/saj të veçantë, ata ju ofrojnë mundësinë që dhurata juaj të dërgohet së bashku me mesazhin tuaj. Në Befaso.com sigurohet transporti falas në tërë Kosovën, shpërndarjen në kohën e saktë, cilësi të lartë dhe kënaqësinë 100% të klientit.

Por si funksionon Befaso.com?

  1. Regjistrohuni në www.befaso.com
  2. Zgjedhni dhuratën dhe datën kur dëshironi ta befasoni më të dashurin tuaj
  3. Paguani faturën në afat brenda 5 ditësh
  4. Ne befasojmë të dashurit tuaj duke dërguar dhuratën në datën e zgjedhur