Përkujtohen dëshmorët në fshatin Bllacë

Në fshatin Bllacě, sot janë përkujtuar deshmorët, ku në këtë manifestim përkujtimor morën pjesë shumë banorë e shumë zyrtarë të Komunës së Suharekës.

Ně këtë manifestim përkujtimor, kryetarii Komuněs z.Bali Muharremaj, ka mbajtur një fjalë rasti ku ka pershëndetur të pranishmit dhe familjarët e dëshmorëve tě këtij fshati.

Ai tha se ky vendi ka dhënë shumě çështjes kombětare, duke dhëně figura historike e folklorike, në peridha të ndryshme kohore. Bllaca sakrifikoi deri në vetëflijim në rrugëtimin e lirisë.

Dëshmorët e UÇK-së janë historia jonë më e re. Lavdi dëshmorëve, ndër të tjerash tha kryetari Muharremaj.

Programi vazhdoi me kënge e valla burimore shqiptare si dhe recitale nga nxëněsit e fshatit Bllacë.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.