PDK e Suharekës tregon arsyet e mos votimit të buxhetit

26.09.2019

Partia Demokratike e Kosovës, dega Therandë, reagon njëherit sqaron qytetarët për procesin e mos votimit të buxhetit të Komunës së Therandës, Grupi Asambleistëve të PDK-së, ka qenë dhe mbetët bartëse e shumë proceseve pozitive në Komunën e Therandës. Si e tillë para se gjithash, edhe kësaj here vendosi interesin e qytetarëve si primare, para atyre […]

PDK e Suharekës tregon arsyet e mos votimit të buxhetit Foto: Ilustrim

Partia Demokratike e Kosovës, dega Therandë, reagon njëherit sqaron qytetarët për procesin e mos votimit të buxhetit të Komunës së Therandës,

Grupi Asambleistëve të PDK-së, ka qenë dhe mbetët bartëse e shumë proceseve pozitive në Komunën e Therandës.

Si e tillë para se gjithash, edhe kësaj here vendosi interesin e qytetarëve si primare, para atyre politike dhe personale.

Oponentët tjerë politik, bënë gjithçka vetëm e vetëm të perdorin paranë publike dhe ta shtrinë atë, për interesat e fushatave të tyre.

Buxheti për vitin 2020 nuk përfshin të gjitha fshatrat e Komunës sonë.

Qysh në fillim të pushtetit aktual, buxheti për vitin 2018, është votuar pikërisht nga Grupi Asambleistëve të PDK-së, të cilin buxhet LDK-ja nuk e kishte votuar të hartuar nga vetë LDK-ja.

Ata të cilët u mësuan t’a zhvatin qytetarin duke e keqpërdorur dhe menaxhuar paranë publike, sot i dhanë vulë së keqës.

Grupi Asambleistëve të PDK-së është kundër mashtrimeve, kundër mundësisë së keqpërdorimit, mbi të gjitha heq dorë nga ata të cilët keqpërdorin taksën e qytetarëve.

Këto janë disa pika të cilat bënë që PDK të jetë kundër:

  1. Udhëtimi për mësimdhënës;
  2. Shujta për mësimdhënës;
  3. Subvencione të pakta për klubet e vogla të qytetit;
  4. Buxhet i mangët për fshatrat;
  5. Mospërfshirja e të gjitha fshatrave, si përfituese të projekteve;
  6. Alokimi i mjeteve për projektet e vitit të kaluar;
  7. Mos transparenca në hartimin e buxhetit etj;

PDK, Therandë

deneme bonusu veren siteler deneme bonusu veren siteler