Suhareka

Parashikimi i motit për sot në Suharekë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Në Komunën e Suharekës temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 23-26 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do të shënoj rritje graduale, duke regjistruar vlera mbi normalen. Po ashtu do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-6 m/s.

Në njoftimin e bërë nga IHK thuhet se, sasitë e reshjeve që ranë ditën e mërkurë, ishin më se të domosdoshme për gjitha sferat e jetës, duke u nisur nga bujqësia, akumulimi i ujit në liqene, pastrimin e ajrit edhe pse këto reshje në perëndim dhe lindje të Kosovës u shoqëruan me breshër dhe shkaktuan dëme sidomos në perimekulturë, por fatbardhësisht kishin përfshirë territore të vogla.

Në verilindje u regjistruan më së paku reshje, rreth 2 litër për metër katror, ndërsa në perëndim të vendit, sasitë e reshjeve u regjistruan rreth 25 litër për metër katrorë.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.