Një rast aktiv me COVID-19 në Suharekë, 99 në tërë Kosovën

Një rast aktiv me COVID-19 në Suharekë, 99 në tërë Kosovën
Fisnik Sadiku

17.07.2021 / Suhareka

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 11 raste pozitive me COVID-19, ndërsa nuk është regjistruar asnjë viktimë nga ky virus.

Brenda 24 ore nuk është regjistruar asnjë rast me COVID-19 në Komunën e Suharekës.

Vendbanimet e rasteve pozitive me COVID-19 janë: Gjilan (8), Gllogoc (1), Klinë (1) dhe Viti (1).

Po ashtu, janë shëruar 17 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 105.531 raste.

Kurse numri i rasteve aktive është 99, prej tyre një rast aktiv në Komunën e Suharekës.

Numri total i rasteve pozitive është 107,894 raste nga 697,843 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,264 raste të vdekjes.

LEXO EDHE:  Dy raste aktive me COVID-19 në Suharekë, 582 në tërë Kosovën

Test antigjen për COVID-19 vetëm 15€, rezultati brenda 30 minutave

Në Laboratorin “RIOLAB” kryhet testi i shpejtë i antigjenit për COVID-19. Testi i antigjenit përdoret në diagnozën e infeksionit COVID-19....

Lexo më shumë

Të fundit