Nis shpërndarja e insulinave në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare të Kosovës
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka filluar shpërndarja e insulinave në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) të Kosovës. MSH-ja përmes një njoftimi para pak minutash ka bërë të ditur se pas hapjes së rrugëve ligjore, kjo ministri ka përfunduar të gjitha procedurat për furnizimin e insulinave. Nga sot dhe ditëve në vijim do […]
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka filluar shpërndarja e insulinave në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) të Kosovës.
MSH-ja përmes një njoftimi para pak minutash ka bërë të ditur se pas hapjes së rrugëve ligjore, kjo ministri ka përfunduar të gjitha procedurat për furnizimin e insulinave.
Nga sot dhe ditëve në vijim do të vazhdoj shpërndarja e insulinave për pacientët me diabet nëpër Qendrat Kryesore te Mjekesise Familjare.
Njoftimi i plotë:
Nis shpërndarja e insulinave në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare të Kosovës.
Njoftohen të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se pas hapjes së rrugëve ligjore, Ministria e Shëndetësisë ka përfunduar të gjitha procedurat për furnizimin e insulinave, dhe se nga sot dhe ditëve në vijim do të vazhdoj shpërndarja e insulinave për pacientët me diabet nëpër Qendrat Kryesore te Mjekesise Familjare.