Në Bllacë, po rregullohen rrugët lokale

Në fshatin Bllacë po vazhdojnë punimet për rregullimin e rrugëve lokale.

Gjatë punimeve prezent ka qenë edhe Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, për ti shikuar punët nga afër së bashku me stafin e tij.

Kryetari Muharremaj gjatë takimit me banorët gjatë punimeve ka thënë se: “Do të vazhdojmë me rregullimin e rrugëve në Bllacë, në secilën lagje gradualisht, do të rregullojmë të gjithë infrastrukturën rrugore”.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.