Moti sot në Suharekë, priten reshje shiu

Moti sot në Suharekë, priten reshje shiu
Çlirim Gashi

02.08.2019 / Suhareka

Gjatë ditës së sotme në Suharekë pritet të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira, të cilat gjatë ditës, do të shoqërohen me reshje lokale shiu.

Ndërsa ditën e shtunë, reshjet do të jenë më të theksuara dhe parashihet ta përfshijnë gjithë territorin e vendit.

Në fushat barike gradualisht pritet të ketë rënie, derisa grafiku në fushat termike nuk do të pësoj ndryshime të mëdha.

Në Suharekë vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 28-31 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga verilindja dhe juglindja me shpejtësi 1-11m/s, thuhet në raportin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

RAPORTO