Moti sot në Suharekë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj jave moti do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

Kjo situatë meteorologjike do të krijojë kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Instituti thotë se kjo situatë e paqëndrueshme meteorologjike do të vijoj ditën e hënë dhe të martë, më tej pritet stabilizim i motit dhe masa të nxehta të ajrit që vijnë nga verilindja.

Në Komunën e Suharekës temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-24 gradë Celsius.

“Indeksi UV mbetet mbi vlerat e normales, sidomos në rrafshin e Kosovës dhe kjo situatë do të ndikoj në kushtet biometeorologjike, për personat që kanë probleme me shëndet: tension, sheqer, rrugë të frymëmarrjes, probleme me zemër etj”, thuhet në njoftimin e institutit.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.