Moti për dy ditët e ardhshme në Suharekë
Reshjet e shiut që kanë filluar orëve të pasdites në Kosovë pritet të vazhdojnë edhe gjatë natës, e vende-vende edhe nesër gjatë mëngjesit. Shërbimi i meteorologjisë njofton se “vorbulla ciklonike nga Mesdheu po zhvendoset mbi Itali, e ditën e nesërme do të depërtojë në veri të rajonit. Ky ciklon gjatë ditës së sotme mbi rajon…
Reshjet e shiut që kanë filluar orëve të pasdites në Kosovë pritet të vazhdojnë edhe gjatë natës, e vende-vende edhe nesër gjatë mëngjesit.
Shërbimi i meteorologjisë njofton se “vorbulla ciklonike nga Mesdheu po zhvendoset mbi Itali, e ditën e nesërme do të depërtojë në veri të rajonit. Ky ciklon gjatë ditës së sotme mbi rajon solli vranësira, erëra të forta dhe të reshura shiu”.
Ditëve në vijim do të vazhdojë të mbajë mot i ngrohtë, kryesisht me vranësira dhe intervale me diell, ndërkaq gjatë fundjavës mbetet mot i ngrohtë dhe me vranësira të ndryshueshme, njofton PW.
Parashikimi për datat 13-14 nëntor:
13.11.2019 – Në mëngjes vende-vende vazhdojnë reshjet e shiut. Gjatë ditës mot i ngrohtë, me vranësira dhe erë. Do të fryjë erë mesatare dhe e fuqishme nga juglindja 7-16m/s.
14.11.2019 – Ngrohtë, kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Pasdite mundësi për riga lokale shiu. Në mbrëmje pjesërisht vranët. Erë e lehtë nga jugperëndimi 1-3m/s.
Etiketat
Banorët e lagjes “Vudro Vilson” në Suharekë ankohen për dëmtimin e asfaltit dhe rrjetit të ujësjellësit
Aktuale para 10 dite
KEDS: Ekipet janë në terren, po punohet për rikthimin e rrymës pas dëmeve nga erërat
Aktuale para 11 dite
Gjendet 14-vjeçarja nga Suhareka që ishte raportuar e zhdukur, Policia po heton rrethanat e rastit
Aktuale para 12 dite