Suhareka

Moti në Suharekë të premten dhe të shtunën

Foto: Ilustrim

Ditën e premte dhe në fundjavë në Suharekë pritet të mbajë mot stabil, kryesisht i kthjellët dhe me diell.

“Kjo, si rrjedhojë e depërtimit të fushave të presionit të lartë nga Anticikloni i Azoreve mbi Europën qëndrore, e që në fundjavë do të shtrihen edhe mbi rajonin tonë”, njofton ky shërbim i meteorologjisë.

Sipas PW, në fillim të javës së ardhshme rryma të nxehta ajrore nga Mesdheu do të depërtojnë mbi rajon, që pritet të rrisin temperaturat maksimale edhe deri në 30C.

Mirëpo, sipas parashikimeve të fundit, nga mesi i javës, mbi rajon do të depërtojnë masa të ftohta ajrore nga verilindja e kontinentit europian, që do të zbresin temperaturat ndjeshëm nën vlera mesatare.

Parashikimi për datat 13-14 shtator:

13.09.2019 – Kryesisht kthjellët dhe me diell. Erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 4-9m/s. Indeksi UV: 6.

14.09.2019 – Mot i mirë, i kthjellët dhe me diell. Erë e lehtë nga verilindja 3-6m/s. Indeksi UV: 7.