🌧☁ Moti në Suharekë gjatë fundjavës

Të shtunën reshje lokale shiu në mëngjes. Nga dita e diel kthjellime dhe më butë. Në ultësira mundësi për mjegull

Cikloni i thellë nga Atlantiku ka filluar të depërtojë mbi Adriatik, që gjatë natës dhe të shtunën në mëngjes sjellë kushte për reshje lokale shiu, e në vise malore borë, bën të ditur PW

Shërbimi i meteorologjisë njofton se “nga dita e diel fusha anticiklonike dhe masa më të ngrohta ajrore do të depërtojnë mbi rajon, ku do të kushtëzojnë mot të butë dhe kryesisht me diell. Në mëngjes në vise të ulëta parashihen kushte për formim të mjegullës, që vende-vende ka gjasa të mbetet edhe gjatë ditës”.

Sipas PW, “me qarkullimin e mjaftueshëm ajror që parashihet orëve të hershme të ditës së shtunë, cilësia e ajrit do të përmirësohet në vlera të mira dhe mesatare. Mirëpo nga dita e diel, nën kushtet e një moti më stabil, sërish pritet të kaloj në vlera të pashëndetshme”.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.